Lajme

Hoxha: Asociacioni do të jetë barrë për Kosovën në të ardhmen

03/14/2024 22:42
nga:G B

Analisti Yll Hoxha, në “Debat Plus” ka thënë se Asociacioni do të jetë një barrë për Republikën e Kosovës në të ardhmen.

“Mendoj që pak kosto të cilat do t’i mbajmë do të jenë të vështira. Konsideroj që Asociacioni do të jetë një barrë për Republikën në të ardhmen”, ka thënë Hoxha.

Hoxha ka thënë se nëse Serbia do të dëshiroi të na sabotojë në procese të radhës përmes Asociacionit, do të ketë këtë mundësi.

Tutje ai është shprehur se kryeministri i Koosvës, Albin Kurti është transformuar shumë, dhe se sipas tij, nëse do na pyesnin para 5 vjet֝ëve nëse Kurti do t’i merrte vendimet që tashmë veçse i ka marrë, do të thonim jo dhe nuk do e besonim një gjë të tillë.