Trajneri i Newcastle, Eddie Howe, ka folur me mediat përpara ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës që luhet të enjten.
Në fjalimin e tij, Howe tha se ndihet keq që ata nuk do të luanin kundër Yamal.
“Është për të ardhur keq që Lamine Yamal nuk po luan,” tha Howe.
“Ndihem i zhgënjyer sepse nuk do të kemi mundësinë ta shohim në formën e tij më të mirë, duke marrë pjesë në ndeshje,” tha Howe.
Lidhur me Barcelonën, ai komentoi: “Ata janë një ekip shumë teknik me topin, me shumë shpejtësi në krahë. Ata e filluan sezonin shumë mirë dhe ne duhet të mbrohemi shumë mirë. Pa top, duhet të jemi shumë të mirë dhe do të na duhet kjo.”
Ai theksoi përvojën dhe rritjen e ekipit të tij: “Mund të mbështetemi në përvojat e së kaluarës, por duhet të sigurohemi që mund t’i përgatisim lojtarët dhe të shohim nëse jemi në nivelin e tyre.”
/GazetaBlic Sport


