Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier do të ftojë në diskutim anëtarët e shoqërisë civile në Kosovë.Temë diskutimi do të jetë themelimi dhe statutit i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Lidhur me këtë njohësi i çështjeve politike, Gazmir Raci thotë për GazetaBlic se ky është një rast i mirë për partitë poltike, në mënyrë që të diskutojnë shqetësimet që kanë për Asociacionin.
“Është mirë kur ka takime të tilla, sepse partitë poltike kanë mundësi që të diskutojnë për të gjitha shqetësimet që mund t’i kenë për Asociacionin. Secila ndihmë në këtë drejt nga komuniteti ndërkombëtar e lehtëson këtë proces, nuk është hera e parë që ka këso takime, për tema të caktuara”, tha Raci.
Duke u bazuar në verdiktin që ka dhënë Gjykata Kushtetuese në lidhje me këtë çështje, sipas Racit, Kosova nuk ka pse shqetësohet.
“Kosova nuk ka pse shqetësohet nga Asociacioni, sepse Gjykata Kushtetuese e ka dhënë verdiktin e saj, andaj ai vendim duhet të jetë udhërrëfyes për secili politikan në Kosovë, përtej asaj çka thotë ai vendim, asnjë poltikan nuk ka manda të negocion”, tha ai.
“Plani i Ahtisarit ka qenë kompromisi i vetëm, dhe sipas atij dokumenti të gjitha komunitetet në Kosovë i gëzojnë të drejtat dhe detyrimet ligjore që kanë nga dhe ndaj Republikës së Kosovës”, tha Raci për GazetaBlic.
Ndërsa, me formimin e Asociacionit, veriu dhe asnjë territorë i Kosovës nuk do të jetë në rrezik. Kështu u shpreh njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi i cili tha për GazetënBlic se Kosova ka garanci të madhe nga SHBA-të dhe BE-ja dhe nuk është në interes të tyre përshkallëzimi i ndonjë situate në Kosovë.
“Me formimin e Asociacionit nuk do të vëhet në rrezik asgjë, sepse Kosova ka garancionet e partnerëve të saj strategjik siç janë SHBA-të dhe BE-ja. Nuk është në interes të ktyre partnerëve që të ketë ndonjë rrezik në veri të Kosovës, apo në cilën do pjesë të Kosovës”, tha Arifi.
Arifi shtoi se me me formimin e Asociacionit Kosova i stabilizion raportet me SHBA-të dhe BE-në, Komunitetin serb në Kosovë dhe sipas tij do të normalizohen edhe marrëdhëniet me Serbinë.
“Me formimin e Asociacionit Kosova i stabilizion raportet në tri nivele.
1.Stabilizimi i marrëdhënieve me SHBA-të dhe BE-në.
2. Stabilizimi i marrëdhënieve me Komunitetin serb në Kosovë
3. Normalizohen raportet me Serbinë”, shtoi Arifi.
LAJMI I FUNDIT: Ambasada e SHBA-së fton shoqërinë civile për të diskutuar për Asociacionin
Ambasada amerikane fton edhe liderët e partive politike: Temë diskutimi është statuti i Asociacionit


