Lajme

Hovenier takon liderët fetarë, mbështet tolerancën dhe dialogun ndërfetar

03/21/2022 22:34
nga:Q R

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është takuar sot me liderët fetarë të Kosovës.

Ai u shpreh i nderuar për këtë takim, duke e ritheksuar mbështetjen e vendit të tij për dialog ndërfetar dhe për tolerancë fetare.

“Respekti për liri fetare është një ideal i dashur në secilën demokraci moderne, bashkëkohore”, ka thënë ambasadori Hovenier.

“I nderuar që u takova sot me liderët fetarë, duke ripërsëritur mbështetjen amerikane për dialogun ndërfetar dhe rëndësinë e respektit, tolerancës dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive individuale, përfshirë edhe të drejtën për të adhuruar lirshëm”.