Lajme

Hovenier takohet me politikanët serbë të Kosovës: Puna e përbashkët mund t’i sjell Kosovës rezultate për të gjithë

05/31/2022 16:08
nga:Genita C

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jefrey Hovenier, ka takuar sot në Ambasadë në Prishtinë, një pjesë të përfaqësuesve të serbëve të Kosovës.

Në këtë takim me Hovenier kanë marrë pjesë politikanët Rada Trajkoviq, Nenad Rashiq dhe drejtorin e “RTV MIR”, Nenad Radosavljeviq.

Kreu i Ambasadës së Amerikës ka thënë se është mirë të dëgjosh zëra të ndryshëm që përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës.

“Diversiteti i Kosovës është ndër pikat më të forta të saj. Është mirë të dëgjosh nga zëra të ndryshëm që përfaqësojnë komunitetin serb të Kosovës dhe të diskutosh se si liderët e komunitetit duke punuar së bashku mund të sigurojnë që Kosova të sjellë rezultate për të gjithë qytetarët e saj”, ka shkruar Hovenier.