Lajme

Hovenier për lojërat olimpike: Mezi pres të bëj tifo për Kosovën, sigurisht edhe për SHBA-në

07/27/2024 11:51
nga:Sh R

Ambasadori is SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka reaguar në profilin e tij në “X” për lojërat olimpike që do të mbahen në Francë.

Diplomati amerikan ka thënë se mezi pret të bëj tifo për ekipin olimpik të Kosovës dhe sigurisht edhe për atë të SHBA-së.

“Mezi pres të bëj tifo për ekipin olimpik të Kosovës dhe sigurisht ekipit të SHBA. Ju uroj fat të gjithëve!”, ka shkruar Hovenier.