Lajme

Hovenier për dronët që iu dhanë donacion policisë: Do të ndihmojnë në luftimin e krimit të organizuar

10/11/2023 10:59
nga:Genita C

Policia e Kosovës dhe Inspektorati Policor, kanë përfituar donacion shtatë dronë nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes projektit ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeffrey Hovenier, tha se shteti i tij është i përkushtuar që ta ndihmojë Policinë. Ai madje tha se përkrahja nuk do të mungojnë asnjëherë.

“7 dronë që i dhurojmë Policisë dhe IPK-së, do të ndihmojnë në luftimin e dukurive negative. Do të jenë burim jetik për të luftuar krimet e organizuara dhe luftimin e kontrabandës. Marrja e informatave të mira do të ndihmojë edhe marrjen e veprimeve me kohë”.

“Mbështetja për IPK, ne i japim mbështetje transparencës dhe llogaridhënies, prandaj do të punojmë me Policinë drejt quarjes përpara veprimet që janë në të mirë të qytetarëve. Dua të them se gjatë pesë viteve të fundit, ShBA-ja ka ofruar mbi 20 milionë dollarë mbështetje në forma të ndryshme për organizatat e policisë”, tha tutje Hovenier.

ShBA-ja i dhuron Policisë së Kosovës 7 dronë për ta luftuar krimin