Lajme

Hovenier: Nuk ka kushte që zgjedhjet të mbahen në veri për momentin

12/07/2022 10:23
nga:Y I

Ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka reaguar pas situatës së krijuar në veri të vendit.

Ai tha se SHBA është e shqetësuar se nuk ka kushte për momentin për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë ata që janë të përfshirë të tregojnë vetëpërmbajtje”.

Hovenier gjithashtu ka shkruar se dhuna nuk është asnjëherë mjet për të protestuar, derisa ka dënuar incidentet e djeshme në veri.