Lajme

Hovenier në takim lamtumirës me Bislimin: SHBA e përkushtuar për Kosovë sovrane dhe multietnike

12/09/2024 12:31
nga:G B

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka zhvilluar takim lamtumirës me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Hovenier në reagimin e tij thotë se i ka përsëritur Bislimit, përkushtimin amerikan për një Kosovë demokratike multietnike.

”Në takimin tim lamtumirës me zëvendëskryeministrin @BislimiBesnik, sot, përsërita përkushtimin tonë për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike dhe përforcova mbështetjen tonë për përparimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”.