Lajme

Hovenier: Multietniciteti është një nga përparësitë më të mëdha të Kosovës

03/30/2022 16:22
nga:Astrit Gashi

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, në një bisedë që zhvilloi me zëvendëskryeministren e Kosovës, Emilia Rexhepi, ka vlerësuar se multietniciteti është një nga përparësitë më të mëdha të Kosovës.

Hovenier shkroi në Twitter se gjatë takimit ata diskutuan mënyrat se si Qeveria e Kosovës mund ta shfrytëzojë këtë potencial dhe gjithashtu të mbështesë pjesëtarët e komuniteteve pakicë të nënpërfaqësuara.

“Diversiteti multietnik i Kosovës është një nga pikat më të forta të saj. Ishte kënaqësi të takohesha me Emilia Rexhepin për të diskutuar mënyrat se si qeveria e Kosovës mund ta përdorë këtë potencial për të mbështetur, angazhuar dhe përfshirë edhe më tej anëtarët e komuniteteve pakicë që nuk janë të përfaqësuara sa duhet,”, shkroi Hovenier