Lajme

Hovenier: Mënyra e vetme për avancimin e Kosovës në rrugëtimin evropian është përmes dialogut

03/04/2024 16:57
nga:Lorik J

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeffrey Hovenier, ka thënë se mënyra e vetme për Kosovën për të ecur para në integrimin evropian është përmes procesit të dialogut.

Ai ka theksuar se Kosova i ka të gjitha kushtet që të veprojë dhe punojë për integrimin në Bashkimin Evropian dhe NATO.

“Bashkësia ndërkombëtare do të shoh qartazi që Kosova të avancojë në rrugën evropiane, pra kemi krijuar kushtet për të arritur këtë, mënyra e vetme është përmes dialogut të drejtuar nga BE-ja Shpresojmë të shohim përpjekje të ripërtërira për të ecur para, jam i vetëdijshëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Disa thonë se Serbia do të shfrytëzojë rastin të zvarrit progresin e Kosovës, ajo që mund të them është se strategjia më e mirë në rrethana të tilla për Kosovën është që të bëjë gjithçka që mundet të bëjë për të treguar vullnet të vazhdueshëm, kreativitet, energji, përkushtim të vazhdueshëm dhe implementim të obligimeve që i ka marrë që i ndihmon procesit për të shkuar para”, ka thënë Hovenier.

Hovenier ka shtuar se shpreson që Qeveria e Kosovës do të veprojë në bazë të këshillave të komunitetit ndërkombëtar për integrimin e asaj euro-atlantik.

“ShBA-ja nuk mund të vendos kush mund të jetë shtet anëtar i BE-së, do të donim të shohim këtë rrugë të ndërtuar, NATO-ja e ka rolin e vet duam të avancojmë, duam të ndihmojnë. Po ashtu, duam edhe Kosova të na ndihmojë përmes argumenteve të mira, për mes shmangies së rrethanave sesi të jesh një avokat efektiv. Shpresa ime është që Qeveria e Kosovës do të dëgjojë këshillat e dhëna”, ka thënë Hovenier.