Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffry Hovenier, ka thënë se SHBA do të mbështetë plotësisht hapat e ardhshëm të propozim evropian për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Hovenier në një cicërim mbi postimin e Derek Chollet, i cili tregoi se sot ka folur me kryeministrin Albin Kurti, tha se ky progres është i rëndësishëm për Kosovën.
“Ne do të mbështesim plotësisht hapat e ardhshëm për propozimin e BE-së. Ky progres është i rëndësishëm për Kosovën pasi ne mbështesim integrimin e saj të plotë në strukturat euroatlantike dhe ndërkombëtare”, shkroi Hovenier në Twitter.
We will fully support the next steps on the EU proposal. This progress is significant for Kosovo as we support its full integration into Euro-Atlantic and international structures. https://t.co/JoknfjZJBF
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 10, 2023
Chollet bisedon me Kurtin: Mirëpresim vendimin që të pranohet propozimi i BE-së


