Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është shprehur krenar për partneritetin me Kosovën dhe solidaritetin me Ukrainën në sigurinë dhe mbrojtjen e popullit ukrainas.
“Krenar që jam dëshmitar i përpjekje të SHBA-së dhe Kosovës për ta mbajtur popullin ukrainas të sigurt dhe për të qëndruar me partnerët tanë kosovarë në solidaritet me Ukrainën”.
Kështu është shprehur ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, të enjten teksa ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të grupit të parë ukrainas që u trajnuan në Kosovë për heqjen e minave.
Diplomimi i grupit ukrainas ishte iniciativë e përbashkët mes Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara.
“Sot grupi i parë i Policisë Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave u diplomua nga një iniciativë e përbashkët trajnimi e Komandës Evropiane të SHBA-së dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës për heqjen e sigurt të minave dhe mjeteve të municioneve të pashpërthyera”, ka shkruar Hovenier në platformën X.
Në ceremoni ka marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Today the first group of Ukrainian National Police and State Emergency Services graduated from a joint U.S. European Command and Kosovo Security Forces training initiative on safe removal of mines and unexploded ordnance devices. Proud to witness this 🇺🇸 🇽🇰 effort to keep… pic.twitter.com/IY6BlXhvfF
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 11, 2024


