Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeffrey Hovenier, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani.
Temë e diskutimit ishte edhe ndalimit të qindra qytetarëve kosovarë nga Serbia, në kufirin me Kroacinë përfshirë këtu edhe mbajtjen e zëvendësdrejtorit të policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq.
Hovenier u shpreh shumë i shqetësuar lidhur me këtë fakt.
“Sapo e përfundova një prej takimeve të rregullta me presidenten Osmani dhe si shpesh diskutuam për organizimin e suksesshëm të Forumit për gratë dhe paqen të cilën e udhëhoqi ajo, folëm për aplikimin e Kosovës në Këshillin Evropian , incidentet e djeshme dhe për Jankoviqin i cili është i njohur për ne për shumë vite. Jam i shqetësuar për këtë çështje sepse dikë për të cilin ne e njohëm ndër vite të tëra dhe kemi ndihmuar për integrimin komuniteti serb në PK pavarësisht etnisë, andaj rolin tyre që e kanë luajtur në pjesën e PK-së përfshirë edhe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe jemi në mënyrë të veçantë të shqetësuar për ndalimin e Jankoviq”.
Gjatë së mërkurës shumë qytetarë nga Kosova u bllokuan nga Serbia në pikën kufitare me Kroacinë.
Pos kësaj 10 zyrtarë policorë, përfshirë edhe zëvendësdrejtorin e policisë Dejan Jankoviq u ndaluan nga autoritetet serbe.
Dje pesë nga ta u liruan, ndërkaq sot u liruan edhe katër të tjerë, ndërkaq Jankoviq po mbahet ende nga Serbia.