Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier, i ka ndarë Çmimin Gruaja e Guximshme gazetares Venera Xhoxhaj-Adili, e cila ishte sulmuar në Veri derisa kishte raportuar për trazirat atje në qershor të vitit të kaluar.
Hovenier ka përmendur edhe punën e saj “në mbështetje të ndërgjegjësimit për komunitetet e margjinalizuara anembanë Kosovës”.
“Venera Xhoxhaj Adili ka qenë e patrembur në aktivitetin e saj për të raportuar të vërtetën – edhe përballë kërcënimeve fizike. Krenar që e njoh punën e saj në mbështetje të ndërgjegjësimit për komunitetet e margjinalizuara anembanë Kosovës dhe, së fundmi, raportimin për protestat e dhunshme në qershor të vitit të kaluar. Faleminderit, Venera, për përpjekjet tuaja”.
Venera Xhoxhaj Adili has been fearless in her pursuit of reporting the truth – even in the face of physical threats. Proud to recognize her work in support of raising awareness for marginalized communities across Kosovo and, more recently, reporting on violent protests in June of… pic.twitter.com/KE9vaCfNa9
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 12, 2024