Lajme

Hovenier: Gratë police mishërojnë përkushtimin e Kosovës për të siguruar që forca e saj policore të mbrojë të gjithë kosovarët

11/08/2023 14:17
nga:N K

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, në rastin e 10 vjetorit të Asociacionit të Grave në Policinë e Kosovës, ka thënë se gratë police mishërojnë përkushtimin e Kosovës për të siguruar që forca e saj policore t’u shërbejë dhe të mbrojë të gjithë kosovarët

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka marrë pjesë në rastin e 10 vjetorit të Asociacionit të Grave në Policinë e Kosovës.

Hovenier ka thënë se gratë police mishërojnë përkushtimin e Kosovës për të siguruar që forca e saj policore t’u shërbejë dhe të mbrojë të gjithë kosovarët.

“Krenar që i bashkohemi përkujtimit të 10 vjetorit të Asociacionit të Grave në Policinë e Kosovës dhe festojmë me mbi 200 femra policore kosovare. Këto gra mishërojnë përkushtimin e Kosovës për të siguruar që forca e saj policore t’u shërbejë dhe të mbrojë të gjithë kosovarët dhe të përfaqësojë diversitetin e Kosovës”, ka shkruar ambasadori amerikan në Kosovë.