Lajme

Hovenier del nga objekti i kuvendit, derisa Rama ndodhet aty për takime

07/06/2023 18:27
nga:G B

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është parë duke dalur nga hyrja e kuvendit.

Nuk dihet nëse ambasadori Hovenier ka zhvilluar ndonjë takim me krerët e shtetit të Kosovës, apo është takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kujtojmë se gjatë kësaj kohe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë i pranishëm në objektin e presidencës dhe të kuvendit, ku ka mbajtur takim me të paren e shtetit, Vjosa Osmanin dhe kryekuvendarin, Glauk Konjufca.