Lajme

Hovenier: Clark, vazhdon të jetë mbështetës për popullin e Kosovës!

11/14/2024 17:32
nga:G C

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeff Hovenier, ka shprehur kënaqësinë e tij për takimin e fundit me gjeneralin në pension Wesley Clark, një figurë e njohur dhe e respektuar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, raporton GazetaBlic.

Në një postim në rrjetet sociale, Hovenier theksoi se Clark ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve, duke u shquar si një mbështetës i palodhur i Kosovës dhe një simbol i angazhimit të SHBA-së për popullin e Kosovës.

“Kam gjithmonë kënaqësinë të takohem me gjeneralin Wesley Clark, i cili ka bërë kaq shumë për të thelluar marrëdhëniet tona dhe vazhdon të jetë një avokat i fuqishëm i Kosovës,” shkroi ambasadori Hovenier, duke theksuar rëndësinë e përkushtimit të Clark për paqen dhe stabilitetin e Kosovës dhe rajonit.