Lajme

Hovenier bën thirrje për proces të hapur e gjithëpërfshirës në konkursin që shpalli KPK

10/23/2024 16:57
nga:Sh R

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka bërë thirrje për një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës në konkursin e hapur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Ai tha se besimi i publikut tek sistemi i prokurorisë dhe tek kandidatët që përzgjidhen varet shumë edhe nga ky proces i përzgjedhjes.

“Këshilli Prokurorial i Kosovës ka hapur të hënën konkurset për pesë pozita të Kryeprokurorit. SHBA i bën jehonë thirrjes së BE-së për një proces përzgjedhjeje të drejtë, të hapur dhe gjithëpërfshirëse që vlerëson meritat dhe përfaqësimin gjinor. Besimi i publikut tek sistemi i prokurorisë dhe tek kandidatët e përzgjedhur varet shumë nga besueshmëria e proceseve të administruara nga KPK”, ka thënë Hovenier.