Lajme

Houthi thotë se aftësitë e saj ushtarake “nuk janë të lehta për t’u shkatërruar”, pas sulmeve amerikane dhe britanike

02/04/2024 22:52
nga:G C

Grupi Houthi në Jemen, të dielën projektoi “fuqi” duke kritikuar sulmet e vazhdueshme nga SHBA-ja dhe Mbretëria e Bashkuar, grupi tha se aftësitë e tyre ushtarake janë rezistente ndaj sulmeve të tilla.

SHBA-ja dhe Britania e Madhe, goditën të paktën 30 objektiva Houthi në Jemen të shtunën, forcat amerikane goditën një raketë shtesë kundër anijeve Houthi, të dielën herët me orën lokale.

Përmes një deklaratë të postuar në kanalin e tij në Telegram, zëdhënësi i Houthit, Mohammad Abdul Salam, theksoi “rezistencën” dhe “forcimin gradual” të aftësive ushtarake të Houthit, duke thënë se ato “nuk janë të lehta për t’u shkatërruar”.

Abdul Salam paralajmëroi gjithashtu se një “agresion” i tillë nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe nuk do të jepte ndonjë rezultat pozitiv për vendet e përfshira, por përkundrazi do të “rriste” çështjet dhe problemet rajonale.

“Vazhdimi i agresionit amerikano-britanik kundër vendit tonë nuk do të arrijë asnjë qëllim për agresorët, por do të rrisë çështjet dhe problemet e tyre në nivel rajonal”, tha Abdul Salam, raporton CNN.

Deklarata gjithashtu rikonfirmoi mbështetjen e Houthit për Gazën. Grupi ka thënë se sulmet e tij në korsitë globale të transportit detar në Detin e Kuq – që nxitën sulmet e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe – kanë për qëllim të ushtrojnë presion mbi Izraelin që të përfundojë ofensivën e tij në enklavë.