Lajme

Hoti: Vrasja e Xhemail Mustafës ishte një humbje e madhe për Kosovën dhe që ende rëndon mbi ndërgjegjen e shoqërisë sonë

11/23/2026 12:14
nga:Genita C

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kujtuar Xhemail Mustafën në 26-vjetorin e vrasjes së tij, duke e cilësuar atë si përfaqësues të vizionit politik të presidentit Ibrahim Rugova dhe një intelektual të përkushtuar për Kosovën e pavarur e demokratike, raporton GazetaBlic.

Hoti ka theksuar se vrasja e tij mbetet një humbje e madhe për vendin, ndërsa ka rikujtuar se drejtësia e munguar nuk e zbeh kujtimin dhe veprën e tij.