Avdullah Hoti ka uruar komunitetin egjiptian me rastin e 24 Qershorit – Ditës së Komunitetit Egjiptian, raporton GazetaBlic.
Ai ka shprehur respekt dhe vlerësim për kontributin e këtij komuniteti në shoqërinë kosovare, duke theksuar rëndësinë e diversitetit, bashkëjetesës dhe respektit të ndërsjellë si vlera që forcojnë Republikën e Kosovës.
Hoti ka uruar të gjithë pjesëtarët e komunitetit egjiptian për këtë ditë.


