Lajme

Hoti: Tërheqja e Trustit e ka mbështetjen e LDK-së, masat e Qeverisë për krizën ekonomike kanë ndikim minimal

05/25/2022 11:57
nga:G C

Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar sot në Komision për Buxhet rreth çështjes së Trustit, raporton GazetaBlic.

Hoti në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se kërkesa e qyetatrëve për tërheqjen e Trustit e ka mbështetjen e tyre.
“Ne e mbështesim plotësisht këtë Projektligj.Asnjë cent në buxhetin e Kosovës nuk do të mungoj me miratimin e këtij ligji dhe nuk ka zgjedhje tjetër përveç të mbështesim qytetarët”.

Në anën tjetër, Hoti përmend edhe krizën ekonomike që sipas tij, masat e Qeverisë ndaj kësaj kanë qenë me ndikim minimal.

“Kur është diskutuar çështja e Trustit nga deputeti Haxhiu para 3-4 muajve, unë nuk kam qenë një ndër mbështetësit e parë sepse ishim duke hyrë në një krizë dhe pritjet e mija nga Qeveria kanë qenë se, nuk do të ketë nevojë të marrim masa të tilla. Me kalimin e kohës, masat që qeveria ka marrë kanë qenë me ndikim shumë minimal”, u shpreh Hoti.