Lajme

Hoti takon Szunyog: Shpreha keqardhjen që Kosova mbetet nën sanksione nga BE-ja

07/31/2023 11:27
nga:N M

Ish kryeministri i Kosovës, aktualisht deputet i LDK-së, Avdullah Hoti ka pritur në takim ambasadorin e BE-së për Kosovë, Tomáš Szunyog, raporton Gazeta Blic.

Hoti ka treguar se çfarë ka folur me diplomatin evropian ku ndër të tjera sipas tij ka shprehur keqardhje që Kosova vazhdon të mbetet nën sanksionet e Bashkimit Evropian.

“LDK-ja gjithmonë ka besuar se koordinimi i plotë i Kosovës me BE-në dhe aleatët e tjerë është esencial për progresin e Kosovës në konsolidimin e shtetësisë në arenën ndërkombëtare dhe integrimin euro-atlantik”, ka shkruar ai ndër të tjera.

Njoftimi i plotë:

Sot takova ambasadorin e BE-së për Kosovë, z. Tomáš Szunyog.
Diskutuam për situatën politike në vend dhe veprimet e nevojshme për daljen nga kriza.
LDK-ja gjithmonë ka besuar se koordinimi i plotë i Kosovës me BE-në dhe aleatët e tjerë është esencial për progresin e Kosovës në konsolidimin e shtetësisë në arenën ndërkombëtare dhe integrimin euro-atlantik.
Falënderova z. Szunyog për kontributin e tij dhe të BE-së për Kosovën. Shpreha keqardhjen tonë që Kosova mbetet nën sanksione nga BE-ja.
Veprimet e LDK-së do të jenë gjithmonë në koordinim me partnerët strategjik për të vazhduar drejt synimeve të përbashkëta.

Ministria e Hajdarit edhe me një njoftim para protestës: Shkeljet e Kushtetutës nuk janë çështje “teknike”