Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti pas një takimi me Ambasadorin Hovenier, ka thënë se Kosova është e bekuar me miqësinë që ka me SHBA-në, shkruan Gazeta Blic.
Hoti përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se Kosova, me të drejtë, gjithmonë është mbështetur në miqësinë e saj me SHBA-të.
“Kosova është e bekuar me miqësinë që ka me SHBA-në. Kosova, me të drejtë, gjithmonë është mbështetur në miqësinë e saj me SHBA-të”, ka shkruar Hoti.
Postimi i plotë i tij:
Takim dhe bisedë shumë miqësore në Ambasadën Amerikane në Prishtinë me Ambasadorin Hovenier. Kosova është e bekuar me miqësinë që ka me SHBA-në.
Kosova, me të drejtë, gjithmonë është mbështetur në miqësinë e saj me SHBA-të, që nga hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë më 1996.
Zoti e bekoftë miqësinë e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës!


