Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti thotë se sulmi ndaj gazetarit Valon Syla është sulm ndaj rendit demokratik, raporton GazetaBlic.
Hoti thotë se ky nuk është incident i thjeshtë dhe as rast i izoluar.
Reagimi i plotë:
Fjala e lirë është e shenjtë. Nuk guxon të cenohet nga askush dhe në asnjë rrethanë.
Ata që e cenojnë fjalën e lirë i shkelin të drejtat elementare njerëzore. Sulmi ndaj fjalës së lirë është sulm ndaj rendit tonë demokratik.
Të gjitha institucionet e rendit dhe ligjit duhet të jenë në funksion të gjetjes së autorëve që sulmuan gazetarin Valon A. Syla. Ky nuk është një incident i thjeshtë dhe as rast i izoluar.


