Abdullah Hoti, deputet i LDK-së, në seancë ka thënë se sot Kuvendi është në një udhëkryq, dhe se sot do të vendosin a do ta ruajnë ekonominë e tregut.
“Ky projektligj do ti fuqizojë tregtarët e mëdhenj, dhe do t’i shkel të vegjlit”, ka thënë ai.
Hoti, ka deklaruar se ky projektligj i jep ekonomisë së Kosovës elemente centraliste.
“Një ligj që cakton marzha tregtare e kufizon konkurrencën dhe mund të vlejë vetëm kur shpallet gjendje e jashtëzakonshme apo kohë lufte, dhe ne tani se kemi asnjërën”, ka shtuar Hoti.


