Lajme

Hoti: Situatë e rëndë, të krijohet përshtypja sikur nuk ka zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e vendit

02/12/2024 11:46
nga:G C

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në vitin 2023, qytetarët dhe bizneset kanë paguar 33% më shumë tatim në pronë për shkak të vendimit të Qeverisë për rritjen e ngarkesës tatimore në pronë.

Hoti ka thënë se ky vendim ishte absurd në kohën kur qytetarët u përballën me krizën e inflacionit dhe energjisë.

“Në kulmin e krizës nga inflacioni dhe krizës energjetike, të cilat e dyfishuan koston e jetës, ky vendim ishte absurd. Kjo dhe shumë të dhëna të tjera nga raporti preliminar i buxhetit për 2023 tregojnë për një situatë të rënduar ekonomike dhe sociale. Të krijohet përshtypja sikur nuk ka zot shtëpie që kujdeset për ekonominë e vendit”, ka shkruar Hoti.

Tahiri: Qeveri e korrupsionit, ministrat e Albin Kurtit po bëjnë jetë luksoze – Po shtyhet qëllimisht procesi i regjistrimit të popullsisë