Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me audio-inçizimet e publikuara ndërmjet Shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, dhe Sllavko Simiq të Listës Serbe ku përmendet se Kusari-Lila ka komunikuar me Milan Radoiçiq pesë herë.
Hoti thotë se e njëjta duhet të dorëhiqet dhe largohet nga politika.
“Pesë herë kanë biseduar me një të akuzuar nga organet tona të drejtësisë që ka urdhër-arrest, e që është edhe në listë të zezë të amerikanëve, për tu kordinuar për: energjinë në veri, votimin e ligjeve, emërimet në Gjykatën Kushtetuese e koordinime të tjera. Kaq për këta hipokritë e mashtrues. Të jemi të qartë: Ajo nuk ka mundur të flasë pesë herë me atë person pa lejen e shefit të saj. Ka mundur të flasë një herë, por jo pesë herë. Dorëheqje e largim nga politika. Për përgjegjësi të tjera flasin organet kompetente” shrkuan Hoti raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:


