Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se SHBA ndërpre vizitat e ministrave të Qeverisë për shkak të gjendjes në vend, ndërsa Kurti, për t’i dhënë mesazh SHBA-së, rri më shumë jashtë vendit se në Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se vendimin për targat nuk e ndryshon sipas kërkesës së SHBA-së, por i dërgon drejtorin e Policisë dhe drejtorin e operacioneve te shefi i EULEX-it.
Postimi i tij i plotë:
SHBA-ja iu ndërpreu vizitat ministrave për shkak të gjendjes në vend. Ndërsa, Kryeministri, për t’i dhënë mesazh SHBA-së, rri më shumë jashtë se në Kosovë.
Vendimin për targat nuk e ndryshon sipas kërkesës së SHBA-së, se jemi vend sovran.
Por Drejtorin e Policisë dhe Drejtorin e Operacioneve i dërgon te Shefi i EULEX-it për tu koordinuar për çështje të sigurisë?!


