Lajme

Hoti: Sfidat e Qeverisë janë shifrat, po tregojnë dështimin e tyre katërvjeçar

10/20/2024 12:56
nga:G C

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj qeverisë aktuale, duke theksuar se asnjë anëtar, nga kreu i saj deri te të tjerët, nuk e ka sfidë personalisht, raporton GazetaBlic.

Ai deklaroi se sfida e vërtetë që ata përballen janë shifrat, të cilat tregojnë qartë dështimet e qeverisjes katërvjeçare.

“Asnjë anëtar i qeverisë, nga kreu i qeverisë e deri tek i fundit, sfidën nuk e kanë me mua. Sfidën e kanë me shifrat që tregojnë shumë qartë dështimet e qeverisjes katërvjeçare”, shkruan Hoti.

Murati: Raporti i Bankës Botërore u keqcitua, me ne gati dyfish më shumë vende pune sesa në qeveritë tjera prej 2012