Ish-kryeministri i Kosovës njëherësh deputet i LDK-së, Avdullah Hoti, ka ngritur pikpyetje të mëdha në lidhje me marrdhëniet Kosovë-SHBA.
Hoti në reagimin e thotë se qeveritarët duhet t’i tregojnë popullit se ku e kanë katandisur punën që e ka shtyrë SHBA-në,të deklarojë se nuk është koha për njohje nga Serbia.
“Çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në që njohja reciproke nuk është më në qendër?” shkruan Hoti në Facebook raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:
Qeveritarët duhet t’i tregojnë popullit ku e kanë katandisur punën që e ka shtyrë SHBA-në — aleatin kryesor Kosovës — të deklarojë se nuk është koha për njohje nga Serbia.
Çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në që njohja reciproke nuk është më në qendër?!


