Lajme

Hoti-Qeverisë për Fondin Sovran: Ekonomi me elemente komunizmi – vendimet që morët për 2 vite të sistemit komunist

05/08/2023 20:39
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se Projektligji për themelimin e Fondit Sovran paraqet hap konkret drejt vendosjes të ekonomisë së komanduar, i cili sistem ka dështuar, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se qeveria po e tregon se janë për ekonomi të komanduar me elemente komunizmi.

Ai ka thënë se vendimet e dy viteve të kaluara të sistemeve komuniste, si ulja e pagave, ligji për çmimet maksimale, marrja e të hyrave vetanake të komunave e të tjera.

Postimi i tij i plotë:

Projektligji për themelimin e Fondit Sovran paraqet hap konkret drejt vendosjes të ekonomisë së komanduar, i cili sistem ka dështuar.

Më në fund, këta majtistë po e marrin guximin të tregojnë se për çfarë sistemi ekonomik janë — këta janë për ekonomi të komanduar me elemente komunizmi.

Vendimet e dy viteve të kaluara janë tipike të sistemeve komuniste:

– ulja e pagave,

– ligji për çmimet maksimale,

– vendimi për caktimin e marzhave të fitimit,

– tendenca për shtetëzim të Odës Ekonomike,

– marrja e të hyrave vetanake të komunave e kështu me radhë.

Të gjitha këto janë veprime që e karakterizojnë sistemin komunist.