Lajme

Hoti – Qeverisë: Janë rritur të hyrat e shtetit sepse janë shtrenjtuar çmimet

06/30/2022 12:47
nga:G B

Avdullah Hoti, deputet i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se “rritja e të hyrave të shtetit është rezultat i shtrenjtimit të çmimeve”.

Ai ka thënë se Hekuran Murati dhe Armend Muja “po mashtrojnë ose nuk i kanë informatat elementare”.

“Nuk është rritur importi, ndërsa të hyrat po – kjo është rezultat i rritjes së çmimeve”, ka thënë Hoti.

Ish-ministri i Financave ka folur edhe për marzhën e fitimit të naftarëve duke thënë se “qeveria veç ua ka rritur fitimin”.

Në Kuvendin e Kosovës po debatohet për shtrenjtimin e çmimeve.