Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka publikuar një video nga Kievi i cili është zgjuar nga bombardimet ruse, video të cilën ka thënë se ia ka dërguar një mik nga Kievi, deputet i Parlamentit të Ukrainës, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se Kosova është me popullin ukrainas, duke shtuar se ata do ta fitojnë këtë luftë pasi po luftojnë për pragun e shtëpisë dhe fëmijët e tyre.
Postimi i tij i plotë:
I gjithë Kievi sot është zgjuar nën bombardimet e dronëve të lëshuara nga regjimi rus.
Këtë video, dhe shumë të tjera, sapo ma dërgoi një mik nga Kievi – deputet i Parlamentit të Ukrainës.
Kosova është me popullin ukrainas . Ata do ta fitojnë këtë luftë, sepse po luftojnë për pragun e shtëpisë dhe për fëmijët e tyre.
E gjithë bota demokratike duhet ta ndihmojnë Ukrainën, sepse po e mbron rendin demokratik botëror.


