Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka publikuar disa nga statistikat për ekonominë e vendit, teksa kritikon në masë të madhe qeverisjen e Albin Kurtit, raporton GazetaBlic.
Hoti përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se këto shifra flasin vetë.
Ai paralajmëroi se Kosova do të pësojë kolaps ekonomik me këtë qeverisje.
Shkrimi i plotë;
Shifrat flasin vetë. Kosova do të pësojë kolaps ekonomik me këtë qeverisje. Kolapsin demografik Kosova ka filluar ta ndjejë me emigrimin masiv në dy vitet e fundit.
(Të dhënat janë nga Agjencia e Statistikave bazuar në raportin për llogaritë qeveritare 2015-2022.)


