Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka publikuar një grafikë që ka të bëjë me importin e mallrave, raporton GazetaBlic.
Hoti shkruan se gjatë vitit 2020 kur vet ai ishte kryeministër, Kosova importonte mallra nga Shqipëria.
“Më 2020, Shqipëria ishte vendi i parë në rajon prej nga Kosova importonte mallra, Maqedonia e Veriut e dyta, ndërsa Serbia e treta”, shkruan Hoti.
Sipas Hotit, gjatë vitit 2021 trendi ka ndryshuar sepse Serbia u kthye vendi i parë në rajon prej nga Kosova po importon mallra.
“Në vitin 2021, trendi ndryshon. Serbia kthehet në vendin e parë, me rritje prej 76%.
Një herë e një kohë, disa i rrotullonin kamionët që importonin mallra nga Serbia. Një herë e një kohë, disa zotoheshin për reciprocitet”, përfundon Hoti.



