Lajme

Hoti: Përfaqësuesja e SHBA-së edhe sot i kërkoi Kosovës t’i diversifikojë burimet e energjisë duke iu referuar gazit amerikan

07/08/2026 18:10
nga:Y I

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas kërkesës që është ripërsëritur nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së, Annu Prattipati, që Kosova të diversifikojë burimet e energjisë përmes gazit amerikan.

“Edhe sot, duke iu referuar projektit të gazit amerikan, përfaqësuesja e SHBA-së në Kosovë kërkoi që Kosova të diversifikojë burimet energjetike” shkruan Hoti raporton “Gazeta Blic”.

Hoti potencoi se ‘ajo e përshëndeti angazhimin e Odës Ekonomike Amerikane në mbështetje të këtij projekti madhor dhe strategjik’.

Reagimi i plotë:

Edhe sot, duke iu referuar projektit të gazit amerikan, përfaqësuesja e SHBA-së në Kosovë kërkoi që Kosova të diversifikojë burimet energjetike.

Ajo e përshëndeti angazhimin e Odës Ekonomike Amerikane në mbështetje të këtij projekti madhor dhe strategjik.