Lajme

Hoti për VV-në: Nga “as asi, as ksi”, në “ksi me vetëmenaxhim”

03/28/2023 20:51
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se VV nga “as asi, as ksi”, tani në “ksi me vetëmenaxhim”, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se VV i mashtroi njerëzit me parulla kundër demarkacionit dhe asociacionit për të ardhur në pushtet, ndërsa me të ardhur në pushtet, pranojnë të shkojnë deri në “vetëmenaxhim”.

Postimi i tij i plotë:

Nga “as asi, as ksi”, në “ksi me vetëmenaxhim”.

I mashtruan njerëzit me parulla kundër demarkacionit dhe asociacionit për të ardhur në pushtet.

Kur erdhën në pushtet pranojnë të shkojnë përtej, duke deri tek “vetëmenaxhimi”.