Lajme

Hoti për vendimin e ZRrE-së: Kësaj situate jo vetëm që i vjen era, por kundërmon

08/13/2025 09:50
nga:Genita C

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar ashpër Zyrën e Rregullatorit për Energji për, siç thotë ai, entuziazmin në detyrimin e bizneseve për të blerë energji në treg të hapur me çmime shumë më të larta, raporton GazetaBlic.

Ai gjithashtu ka akuzuar Qeverinë për apati ndaj kësaj situate, duke e përshkruar si një gjendje që “jo vetëm që i vjen era, por kundërmon”.

Postimi:

Çfarë entuziazmi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për t’i detyruar bizneset të blejnë energjinë në treg të hapur, ku çmimi është disa herë më i shtrenjtë se çmimi që paguajnë tani?!

Çfarë apatie e Qeverisë për këtë situatë të krijuar?!

Kësaj situate, jo vetëm që i vjen era, por kundërmon.