Lajme

Hoti për Shyqri Nimani: Profesionizmi i tij është i volusur përgjithmonë në historinë tonë

06/23/2023 18:43
nga:Astrit Gashi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti i ka shprehur ngushëllime familjes së artistit Shyqri Nimanit për vdekjen e tij.

Përmes një postimi Hoti ka thënë se Nimani do të mbahet në mend për komntributin e tij në arsim, kulturë dhe sigurisht në fushën e tij, atë të dizajnit grafik.

“Ishte kryesor roli i tij në themelimin e Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe do të jemi përherë mirënjohës. Profesor Nimani dhe profesionizmi i tij janë të vulosura përgjithmonë në historinë tonë duke qenë së Profesor Nimani ishte kaligrafi i deklaratës së pavarësisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.