Lajme

Hoti për raportimin e ZRRE-së me dyer të mbyllura: Çfarë sekreti shtetëror janë vendimet e ZRRE-së për tarifat energjetike?

05/23/2022 11:30
nga:Q R

Avdullah Hoti nga radhët e LDK-së, ka kritikuar raportimin e ZRRE-së në Komisionin për Ekonomi , i cili ishte me dyer të mbyllura, raporton GazetaBlic.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo praktikë e raportimeve me dyer të mbyllura është e re dhe duhet të ndalet.

“Përse raporti i ZRRE-së në Komisionin për Ekonomi duhet të jetë me dyer të mbyllura?! Pse publiku duhet privohet nga informatat për veprimet e ZRRE-së në përballje me krizën energjetike?! Çfarë sekreti shtetëror janë vendimet e ZRRE-së për tarifat energjetike?! Kjo praktikë e raportimeve me dyer të mbyllura është e re dhe duhet të ndalet. Publiku ka të drejtë të informohet plotësisht. ZRRE-ja nuk është AKI, e as Polici apo FSK, të cilat sipas ligjit duhet të klasifikojnë informatat”, ka shkruar ai.