Lajme

Hoti për punësimet në KEK: Trefish më shumë do punësoheshin në termocentralin me gaz amerikan

01/07/2025 07:18
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti përmes një postimi në Facebook është shprehur se trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KEK sipas tij, do të punësoheshin në termocentralin me gaz amerikan.

Ai tha gjithashtu se do të kishte furnizim stabil me energji elektrike dhe siç u shpreh Hoti, jo ndërprerje me ditë të tëra.

“Trefish më shumë punëtorë se këta të pranuar sot në KEK do të punësoheshin në termocentralin me gaz amerikan. Për më tepër, do të kishim furnizim stabil me energji elektrike e jo ndërprerje me ditë të tëra gjithandej nëpër Kosovë”.

“Por, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk kemi hequr dorë nga ai projekt i rëndësisë kombëtare për Kosovën. Do ta bëjmë me prioritet pas 9 shkurtit”, ka shkruar Hoti.