Lajme

Hoti për Maqedoncin: S’është me këmbë në tokë

01/16/2024 23:27
nga:Sh R

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, “s’është me këmbë në tokë”.

Hoti u shpreh kështu teksa komentoi deklaratën e Maqedoncit, i cili pati potencuar se “ushtarakët po e lënë FSK-në nga zhvillimi ekonomik i Kosovës”.

Prandaj lidhur me këtë deklaratë, Hoti se Kosova ka një ministër të mbrojtjes i cili “se ka idenë se çka flet”.

“Një ministër i Mbrojtjes i cili se ka idenë se çka flet. Kur unë dëgjoj se ministri i Mbrojtjes thotë se “po na ikin ushtarët nga FSK-ja, për shkak të zhvillimit ekonomik”, kur e dëgjon një frazë të tillë, ti mandej e sheh që s’ka debat me atë person. Ai s’është me këmbë në tokë, ai e ka universin e tij paralel që ia ka kornizuar shefi i tij politik”, deklaroi Hoti në emisionin “Këndi i Debatit”.

Kujtojmë se Maqedonci pati deklaruar se largimet e ushtarëve nga Forca e Sigurisë së Kosovës, mund të jenë për shkak të mundësive të reja, për shkak të zhvillimit ekonomik dhe hapjes së vendeve të punës.

“Unë vlerësoj se këto largime mund të jenë për shkak të mundësive të reja që janë krijuar jashtë institucionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, është për shkak të zhvillimit ekonomik edhe hapjes se vendeve të punës dhe për shkak të profesioneve të tjera atraktive që mund të jenë për pjesëtarët e FSK-së”, ka thënë Maqedonci.

Teksa ka shtuar se kjo ka ardhur si rezultat që Kosova ka krijuar mundësi të mira për punësim.