Lajme

Hoti për Kurtin: Nëse do t’i zgjatej hunda sa herë që gënjen, do t’i zgjatej nga foltorja deri tek ulëset e opozitës

03/23/2023 14:28
nga:G B

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka ironizuar me kryeministrin Kurti pas debatit sot në Kuvend, raporton Gazeta Blic.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se nëse njerëzve do t’u zgjatej hunda sa herë që gënjejnë, njërit do t’i zgjatej nga foltorja e Kuvendit e deri tek ulëset e opozitës.

Postimi i tij i plotë:

Nëse njerëzve do u zgjatej hunda sa herë që gënjejnë, njërit do i zgjatej nga foltorja e Kuvendit e deri tek ulëset e opozitës.