Lajme

Hoti për festimin e 15 vjetorit të pavarësisë në Ambasaden Amerikane: “I nderuari të nderon”

02/15/2023 18:35
nga:Astrit Gashi

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka theksuar se “i nderuari të nderon”, pas pjesëmarrjes në festimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, që u organizua mbrëmë nga ambasada e ShBA-së në Prishtinë.

“Ishte kënaqësi e veçantë të marrë pjesë në koncertin e Bandës së Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara në Evropë për të festuar 15 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që u mbajt në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë”, shkroi deputeti i LDK-së.

Ai tha se kjo Bandë shumë e talentuar e Forcave Ajrore ka ardhur në Prishtinë enkas për këtë performancë.

Ndër të tjera, mbrëmë prezentë qenë edhe presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe disa zyrtarë të tjerë qeveritarë dhe opozitarë.