Lajme

Hoti pas vizitës së Kurtit në KEK: Sot, Kosova s’ka siguri energjetike, asnjë projekt madhor s’ka nisur!

09/10/2024 14:51
nga:Y I

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hot, i ka thënë se në vitin e katërt të mandatit të qeverisë Kurti, do të duhej të promovohej termocentrali me gaz.

Këtë deklaratë Hoti e bëri në një postim në Facebook, pas vizitës së kryeministrit Albin Kurti në KEK bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Hoti thotë se në vend të termocentralit me gaz, Kurti e Rizvanolli krenohen me remontin e blloqeve në përgatitje për dimrin që po vjen.

Sipas tij, asnjë projekt madhor nuk ka nisur dhe është shkelur premtimi për energji të përballueshme.

Reagimi i plotë: