Lajme

Hoti pas letrës që kreret e shtetit ia çuan Bakoyannisit- 205 mijë nëshkrime i kanë mbledhur kundër asociacionit sa ishin në opozitë

03/23/2024 15:58
nga:Y I

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas letrës që tre krerët e shtetit, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca e Albin Kurti, ia dërguan raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannisit, me anë të së cilës u zotuan se do ta themelojnë Asociacionin pas anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Hoti tha se në kohën sa ishte në opozitë, partia e kryeministrit Albin Kurti, Lëvizja Vetëvendosje, mblodhi 205 mijë nënshkrime kundër Asociacionit, të cilat tash janë ta arkivuara në kuvend.

“205 mijë nëshkrime i kanë mbledhur kundër asociacionit sa ishin në opozitë, të cilat janë të arkivuara në Kuvendin e Kosovës.Tash, kur janë në pushtet, bëhen rresht dhe e nënshkruajnë letrën e zotimit për themelimin e asociacionit” shkruan Hoti raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

Kusari-Lila për letrën e krerëve të shtetit për Asociacionin: S’është asgjë më shumë se një formalitet