Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas deklaratës së ministrit Rashiq për Manastirin e Deçanit, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo e zhvesh Kurtin nga retorika e tij mashtruese.
“Pra, ajo që dikur ishte tradhti, kur u bë vetë Kryeministër u bë lehtësisht për hatër. Kaq “serioze” është vendimmarrja shtetërore e Kurtit. Hi syve për qytetarët, ndërsa vendime të kundërta e për hatër në prapaskenë”, ka shkruar Hoti ndër të tjera.
Postimi i tij i plotë:
Deklarata e ministrit Rashiq e zhvesh plotësisht Kurtin nga retorika e tij mashtruese.
Për vite u fol për “tradhti” dhe “falje të tokës për manastirin”.
Sot, ministri i tij e thotë hapur se vendimi për faljen e tokës së manastirit ishte shumë i thjeshtë: “Do ta bëjmë, por ta dish – për shkakun tënd.”
Pra, ajo që dikur ishte tradhti, kur u bë vetë Kryeministër u bë lehtësisht për hatër.
Kaq “serioze” është vendimmarrja shtetërore e Kurtit. Hi syve për qytetarët, ndërsa vendime të kundërta e për hatër në prapaskenë.


