Lajme

Hoti: Osmani e Kurti e luftuan Marrëveshjen e Uashingtonit, sot po mundohen ta përvetësojnë

07/12/2025 13:24
nga:Sh R

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar preisdenten e vendit, Vjosa Osmani, duke thënë se dikur e quante Marrëveshjen e Uashingtonit cenim të rendit kushtetues dhe rrezik për shtetin, kurse sot pas 5 vitesh – e quan “marrëveshje të mirë” që sipas tij sot i shërben për lavdi të rreme.

Hoti përmes një postimi në Facebook ka shkruar se kjo nuk është asgjë e re nga Osmani, por vetëm hipokrizia e radhës e saj.

Ai tutje thotë se Osmani e Kurti e luftuan Marrëveshjen e Uashingtonit, sot po mundohen ta përvetësojnë.

Postimi i plotë:

Asgjë e re nga Osmani, vetem hipokrizi e radhës!

Osmani, që dikur e quante Marrëveshjen e Uashingtonit cenim të rendit kushtetues dhe rrezik për shtetin, sot – pas 5 vitesh – e quan “marrëveshje të mirë” dhe madje pretendon se “e kemi zbatuar”.

Kjo është ajo që ndodh kur fitimi dhe mbajtja e pushtetit bëhet më i rëndësishëm se interesi shtetëror. Marrëveshja që dikur e luftonte për vota, sot shërben për lavdi të rreme.

Jo, ti e Kurti nuk e keni zbatuar këtë marrëveshje. E keni luftuar atë. Tani po mundohi ta përvetësoni kur kanë ndryshuar rrethabat politike në SHBA. Ky është kulmi i mashtrimit politik.